Edi Rama:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot shkon në Paris, ku pritet të takohet me kryetarin francez, Emmanuel Macron

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama niset sot në Paris të Francës, ku pritet të takohet me kryetarin francez, Emmanuel Macron. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Presidencës franceze, e cila ka njoftuar se takimi dypalësh do të mbahet në orën 13:20 pasuar nga një drekë e përbashkët në Elysee. Nuk dihet ende se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim në këtë vizitë të Ramës, me ftesë nga kryetari Macron. Takimi i fundit mes liderëve të vendeve ishte ai i 15 Majit të vitit 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha: Kritika për goditje ndaj autoritetit shtetëror në Kosovë

Hisen Berisha ka kritikuar ashpër vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila …