Besnik Tahiri dhe Besian Mustafa kërkojnë të lirohen nga detyra në Qeveri, për të vazhduar vetëm si deputetë

Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së ka kërkuar që të lirohet nga detyra e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës. Njësoj ka vepruar edhe Besian Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ka kërkuar që të lirohet nga detyra e Ministritë të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Arsyeja e kërkesës së lirimit nga detyra është se të dy duan që të vazhdojnë si deputetë të Kuvendit të Kosovës. Tahiri dhe Mustafa patën arritur që të mbledhin mjaftueshëm vota për t’u bërë pjesë e legjislaturës së tetë të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …