Brickos

22 vite nga Beteja e UÇK-së në Kotlinë të Kaçanikut në të cilën e fituan përjetësinë të 14 dëshmorë dhee 14 martirë

Jeton Kuqi: 22 vite nga Beteja e UÇK-së në Kotlinë të Kaçanikut në të cilën u përjetësuan të 14 dëshmorë dhe 14 martirë

Sot bëhen 22 vite nga Beteja e UÇK-së në Kotlinën heroike të Kaçanikut legjendar, këtë vatër të rezistencës të 14 dëshmorëve e 14 martirëve të kombit tonë. Pas rënies së Kryekomandantit të UÇK-së Adem Jasharit me familje , okupatori serb po edhe disa shqipfolës që ishin në shërbim të okupatorit serb menduan se UÇK do të shuhet , por ajo nuk u shua kurrë ,dhe se vetëm se sa u shtua dhe u forcua , me djem dhe vasha të rritur dhe kalitur për liri . Me 24 Mars 1999 , në orët e hershme të mëngjesit, forca të shumta ushtarako policore të ndihmuar edhe nga paramilitarë të mobilizuar nga kryekrimineli Milosheviq , bëjnë rrethimin e fshatit Kotlinë dhe me tërë arsenalin dhe makinerinë ushtarake të tyre , fillojnë sulmin duke u munduar të shfarosin çdo gjë që gjendet në fshat. Mirë po djemtë më të mirë të kombit nga Kotlina i dalin përballë me gjoksin dhe shpirtin e çiltër çlirimtar, hordhive serbe që ishin të droguar dhe injektuar për ti shfaros shqipet në çerdhet e tyre, deri në flijim e tyre. Kujtojmë se kjo rezistencë dhe kjo sakrificë e rriti edhe më shumë moralin lartë, të ushtarë të Brigadës 162 Agim Bajrami që operonte nën komandën e Zonës Operative të Nerodimës dhe Kotlinasve duke vepruar dhe luftuar edhe në zona dhe brigada të tjera, deri tek ajo e thyerjes së kufirit Shqiptaro – Shqiptar, ku edhe bie dëshmori Kotlinas Abush Loku. Kjo betejë është shkruar me shkronja të arta në historinë e kombit shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …