Me disa aktivitete por pa tubim përkujtimor për shkak të pandemisë do të shënohet 22 vjetori i masakrës në Krushë të Madhe

Me disa aktivitete por pa tubim përkujtimor për shkak të pandemisë do të shënohet 22 vjetori i masakrës në Krushë të Madhe

Njoftohen familjarët e dëshmorëve, martirëve, të të zhdukurve, çlirimtarët, invalidët, veteranët, të plagosurit, të burgosur politikë dhe gjithë ata që i kanë mbijetuar nga masakra e Krushës, se edhe këtë vit nuk do të këtë tubim përkujtimor për shkak të pandemisë botërore Covid -19. Lusim gjithë familjarët që t’u përmbahen udhëzimeve të IKSHPK-së gjatë homazheve në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe. Lavdi gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë në Krushë të Madhe! Agjenda: Më 25 mars, dhurimi i gjakut – në QMF “Dr. Fahredin Hoti” me moton “Gjaku i lirisë”. Më 26 mars, homazhe në Kompleksin Memorial – thuhet në njoftimin e kryetarit të Këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Dhuna ndaj femrave

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten e bashkë me të edhe vëllai i saj

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten në Gjilan nga personi që …