Më disa aktivitete përkujtimore sot shënohet 23 vjetori zhvillimi i betejës së UÇK-së në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit”

Sot shënohet 23 vjetori zhvillimi i betejës së UÇK-së në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit”

Sot bëhen 23 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit”. Gjatë ditës së sotme, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit, do të ketë aktivitete të organizuara nga Komuna e Deçanit e të cilat kanë filluar më 22 mars. Me këtë rast ish-komandanti i Zonës Operative të UÇK-së për Dukagjin, Ramush Haradinaj, në praninë e Gardës Ceremoniale të Ushtrisë së Kosovës, do të bëjë homazhe te Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në orën 12:00. Me rastin e kësaj dite kryeministri Albin Kurti do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, te varri i ish-kryetarit, Ibrahim Rugova dhe homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë. Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …