Faton Klinaku

Faton Klinaku: Gjykata Speciale edhe njëherë e dëshmoi sot se është politike dhe se nuk është aspak serioze

Ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku në një konferencë për media, ka thënë se me veprimin e sotëm, për moskthimin e pajisjeve të konfiskuara në këtë seli, Gjykata Speciale edhe njëherë u dëshmua se nuk është aspak serioze. Madje ai ripërsëriti qëndrimin se Gjykata Speciale është politike. “Neve na kanë thënë që do t’i kthejnë ato pajise në zyrat tona, por me kërkesë të tyre për shkak të sigurisë, kanë kërkuar që më 24 mars të shkojmë t’i marrim ato pajisje. Për këtë kemi autorizuar avokatin Tomë Gashi të shkojë sot në zyrat e EULEX në Fushë Kosovë, dhe kjo gjykatë nuk i ka dorëzuar”, tha ai. Ndërsa, avokati Tomë Gashi theksoi se sot në orën 10:00 kanë shkuar në selinë e EULEX për t’i marr pajisjet, por ato nuk u dorëzuan. Ai tha se pajisjet që i kanë konfiskuar nuk ka asgjë inkriminuese, dhe siç tha ai s’ka pas as nuk mund të ketë.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …