Sot bëhen 31 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut

Selatin Kaçaniku: Urime, të Uruara votat, besimi, mandatet e fituara nga vota jonë e lirë demokratike…

URIM I PËRZEMËRT PËR BARTËSIT E KOMPETENCAVE, AUTORIZIMEVE, DETYRAVE…MANDATEVE TË DELEGUARA ME / NGA VOTA JONË E LIRË DEMOKRATIKE DHE E MBËSHTETUR NGA PARAJA JONË PUBLIKE (e qytetarit konsumator taksapagues – gjenerues kryesor i Buxhetit të Shtetit dhe të buxheteve komunale);

 

DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Të nderuara deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

I nderuar Kryetar / Kryeparlamentar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, zt. Glauk Konjufca,

 

Urime, të Uruara votat, besimi, mandatet e fituara nga vota jonë e lirë demokratike për anëtarë / përfaqësues të vullnetit tonë të lirë e demokratik që do ta përfaqësoni në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

E gëzofshim bashk frytin e votës dhe të vullnetit tonë të lirë demokratik !

E dimë, poashtu bashk, se detyrë e jona është të bashkëpunojmë, të monitorjmë zbatimin e qëllimeve që dalin nga vota jonë e lirë demokratike dhe ekonomizimin e parasë sonë publike (të qytetarit konsumator taksapagues e gjenerues kryesor të Buxhetit të Shtetit).

 

Jemi shumë të lumtur që Urimin Jua drejtojmë në MUAJIN BOTËROR TË TË DREJTAVE / TË MBROJTJES SË QYTETARIT KONSUMATOR.

Urimin e presim edhe nga Ju.

 

Në këtë kontekst, si gjithëmonë,  presim kërkojmë / insistojmë në transparencë, llogaridhënie e ndarje përgjegjëisishë. Ashtu siç bashkëpunojmë dhe kemi krijuar gjysëmpartneriteti në menaxhimin e votës, në ndarjen / kolektimin e parasë sonë publike…presim e kërkojmë / insistojmë që të jemi sa më afër dhe bashkëpunim e partneritet të plotë rreth planifikimit e konsumimit / shpenzimit / kapitalizimit të parasë sonë publike nga Buxheti i Shtetit.

 

Nuk jemi të lumtur që paraja jonë, që me gjuhën ekonomike-finansiare-fiskale ndryshe quhet TVSH, taksë, tatim, akcizë…dhe kontribut, përfundon në xhepa të individëve / afaristëve të pandërgjegjëshëm. Poashtu, mendojmë se bizneseve joperformuese në aspektin fiskal nuk duhet dhënë shuma të mëdha parashë nga Buxheti për ndihmë e rimbursim në kuadrin e Projektit AntiCOVID.

 

Sipas nesh, potencialit socio-ekonomik të Shtetit, pra të qytetarit konsumator taksapagues, i mungojnë deri në 2/3-at. Dyshimin tonë dhe parallogaritjen aproksimative e dëshmon edhe deklarimi nga ATK-ja se disa biznese i kanë borxh Buxhetit të Shtetit rreth 3.5 MLRD EUR ?!

 

Nuk na gëzon fakti se kemi Buxhet KONSUMATOR. Do të donim që Kuvendi e Qeveria të nisin seriozisht që barrën e gjenerimit të Buxhetit, sado pak, t ia shkarkojnë qytetarit konsumator taksapagues nga xhepi, nga përgjegjësia, nga kurrizi…Nuk jemi të lumtur që “detyrohemi” që për të njëjtin produkt / shërbim, por në trajta e me emra të ndryshëm, të paguajmë taksa / tatime / akciza / TVSH…të njëta…disa herë njësoj. Nuk duam që Shteti të na ngarkojë edhe me “ujem” e me ndërhyrje tjera fiskale dhe, në anën tjetër, mos të kujdeset dhe mos ta njohë fare qytetarin konsumator taksapagues  ?!

 

Nuk jemi të lumtur që konfliktet e interesit, abuzimet, korrupsioni, tenderomania, klientelizmi, politizimi…mbingarkesa me resurse humane politike (makina votuese), e Administratët dhe e ndërmarrjeve publike…bëhet në kurriz e xhep të qytetarit konsumator taksapagues – pa ia njohur as mbrojtur të drejtat, pa ia dhënë shërbimin e plotë në cilësi, në kohë¸në sasi, në vëllim, në afat…dhe pa të drejtë të matjes / vlerësimit të zbatimit të standardeve (cilësisë e performancës) ?!

Fjala është për paratë tona, për TVSH-në tonë e cila edhe nga Qeveria i është falur bizneseve abuzuese, anise me vendimin e Qeverisë ulja dhe heqja e TVSH-së të disa prodhimeve esenciale të konsumit i ishte dedikuar qytetarit konsumator. Abuzimi, edhe politik e institucional, me taksat publike është vepër e rëndë penale.

 

Mirëqenia sociale, standardi i Shtetit dhe i qytetarit konsumator sigurohet nëpërmes Buxhetit, me paranë tonë publike dhe me politika të duhura / të mençura të Kuvendit të Republikës së Kosovës e me zbatimin konsekuent të Qeverisë së Kosovës, të ministrive, të mbikqyrura nga mekanizmat / agjensionet…Mirëqenia sociale / standardi i qytetarit konsumator taksapagues duhet të jetë në raport të drejtë e proporcional me ate të Shtetit. Pra, analogjikisht merret / nënkuptohet se qytetari konsumator taksapagues i pasur reflekton / përfaqëson Shetin e pasur – dhe anasjelltas. Varfërimi i njërit ose tjetrit reflekton te tjetri.

 

Ndaj, qytetarit konsumator i takon edhe kujdes adekuat, edhe mbështetje…edhe njohje e të drejtës së matjes së cilësisë së prodhimeve e mallrave dhe të performancës së shërbimeve. Niveli i kënaqëshmërisë së qytetarit konsumator taksapagues me veprimet / politikat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me  performancën e Administratës e të ndërmarrjeve publike, me…varet edhe nga vet Kuvendi i Republikës së Kosovës. Qytetari konsumator taksapagues paguan edhe nëpërmes Buxhetit, edhe me pagesa direkte…Ndaj, edhe në këtë aspekt, i takon e drejta (e mohuar) e matjes.

 

Pra, interesi dhe obligimi i deputetit nisë e buron nga vota (e qytetarit, edhe e qytetarit konsumator taksapagues, e sovranit, e shtetasit, e popullit…) dhe paraja publike e qytetarit konsumator taksapagues – gjenerues kryesor i Buxhetit. Pra, obligimet e lobive, intereset grupore / partiake / individuale…mund dhe duhet të jenë vetëm ato të qytetarit elektorat dhe të qytetarit konsumator taksapagues. Çdo loby ose rreshtim tjetër ose ndryshe nuk është interes i yni, është shkelje e të drejtave tona juridiko-ligjore-demokratike…edhe kushtetuese. Edhe partitë politike finansohen nga Buxheti të cilin e gjeneron qytetari konsumator taksapagues. Ja edhe një arsye se përse partitë dhe politikanët, edhe ata nga institicionet e zyret, kanë më shumë obligime ndaj qytetarit konsumator taksapagues se sa ndaj bizneseve lobuese, me kërkesa në dëm të qytetarit konsumator.

 

Prioretizimi i kauzës, i të drejtave e obligimeve, i intereseve e i dinjitetit të qytetarit konsumator para miqëve ndërkombëtarë duhet të jetë obligim i Kuvendit dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ky prioretizim duhet të nis nga Kuvendi, pra nga komisionet parlamentare dhe duhet të shoqërohet me aktivitete konkrete e gjithëpërfshirëse që e drejta juridiko-ligjore-kushtetuese-administrative…e qytetarit konsumator taksapagues të njihet edhe si e drejtë demokratike – duke i pasur parasysh posaçërisht grupet me nevoja të shtuara e të veçanta – për të cilat Shteti me institucionet e saj ka obligime / detyrime shtesë kushtetuese e juridiko-ligjore-administrative-mandatore;

Prioretizimi duhet nis / vijojë edhe nga Qeveria ose ministritë relevante, në veçanti nga MTI-ja; Nga agjencionet / mekanizmat e / rregullatorët; Nga ZQM; Nga…Nuk duhet harruar as OSBE-në, as BE-në…askend.

 

Njohja e Republikës së Kosovës, liberalizimi i vizave, ka të bëj edhe me të drejtën e:

–          Lëvizisjes së lirë, udhëtimit të qytetarit konsumator pasagjer;

–          Shkollimit të qytetarit konsumator nxënës, student, doktorant, shkencëtar…;

–          Shërimit të qytetarit konsumator – pacient(aktual e potencial);

–          Qytetarit afarist për biznes e furnizim vetanak dhe të qytetarit e familjes konsumatore për përmbushjen e nevojave themelore socio-ekonomike-publike…;

–           

/. Lëvizja e lirë jasht Republikës së Kosovës konsiston edhe në lëvizjen e lirë brenda kufijve / brenda territorit të Republikës së Kosovës;

/. Kauza e qytetarit konsumator, njësoj siç parashihet e sanksionohet me “acquis communautaire” dhe me Direktivat e BE-së është trajtuar si obligim, në shumë fusha, degë e sektore si dhe në shumë komitete e nënkomitete të MSA-së.

/. Kërkojmë  ndërprerjen e marrjes së vendimeve vetëm sa për të marrë vendime, të cilat janë përgjjgje ndaj pasojave e jo ndaj kauzës, ndaj arsyes, thelbit, shkaktarit të problemit. Këto vendime, nëse gjejnë / kërkojnë zgjidhje nga Buxheti, atëherë të shikohet  ngarkesa e Buxhetit dhe interesi i qytetarit konsumator taksapagues. Vendimet e vitit të kaluar për rimbursime nuk kanë pasur mbështetje ligjore as demokratike, nuk kanë qenë gjithëpërfshirëse dhe i kanë dëmtuar intereset dhe dinjitetin e qytetarit konsumator taksapagues. Qytetari konsumator taksapagues, si gjenerues i Buxhetit, nuk u morr parasysh për ndihma e mbështetje – anise është gjenerues kryesor i   

Buxhetit.

Kërkojmë nga Kuvendi Strategji / Ligj për parandalimin / menaxhimin e falimentimit të qytetarit konsumator: Përkundër rrezikimit me falimentim, në veçanti e qytetarit konsumator – pacient (aktual e potencial), e punëtorëve të mbetur pa punë / të falimentuar e të pamundësuar për të ushtruar rolin e konsumatorit dhe për të siguruar furnizime elementare për vete e familjen, si dhe obligimit mandator e ligjor, por edhe kërkesës sonë, Qeveria  nuk e hartoi Strategjinë e parandalimit / menaxhimit të varfërimit / falimentimit të qytetarit konsumator – ndërsa për Ligj të veçantë as që mund të flitet. Kjo duhet të bëhet me urgjencë.

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të organizojë / mbikqyrë e sanksionojë furnizimet e qytetarit konsumator taksapagues me nevoja / kërkesa themelore socio-ekonomike (konform Ligjit dhe Programit të mbrojtjes së Konsumatorit) – në veçanti në kushte e rrethana krizash. Interesimi / sanksionimi nuk don të thotë interferim / ndërhyrje në çështje biznesi, në ekonomi ose në treg. Kauza e qytetarit konsumator taksapaguyes, e drejta e obligimet dhe intereset e dinjiteti i tij gjithëmonë janë dhe duhet të jenë brengë e Kuvendit dhe e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nëse është nevoja dhe nëse diç nuk është në rregull atëherë është përgjegjësi, obligim ose nevojë e interesimit të Kuvendit e të Qeverisë – në veçanti në kohë tranzicioni.

 

KONSUMATORI & Selatin Kaçaniku

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …