Lirak Çelaj: PDK aktualisht është e uzurpuar nga disa individë dhe ka nevojë për ndryshim në konceptin e vendimmarrjes

Lirak Çelaj: PDK aktualisht është e uzurpuar nga disa individë dhe ka nevojë për ndryshim në konceptin e vendimmarrjes

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Lirak Çelaj ka thënë se kësaj partie i duhet ndryshim në konceptin e vendimmarrjes ku respektohet organet e partisë, pasi sipas tij, kjo parti aktualisht është e uzurpuar nga disa individë. Çelaj thekson se PDK-ja ka mbetur pa kauzë dhe duhet të dilet më qëndrime dhe për atë se për çfarë angazhohet. Ai ka potencuar se nuk është i vetmi që kërkon ndryshime në parti dhe përgjegjësi për rënien e PDK-së në tri palë zgjedhjet e fundit. Sipas tij, ka shumë anëtarë të Këshillit Drejtues dhe një pjesë të Kryesisë aktuale që e përkrahin atë, për shkarkimin e Kryesisë së PDK-së. Përkundër mospajtimeve për mënyrën se si po drejtohet partia, ai pajtohet më qëndrimin e partisë sa i përket votës kundër Vjosa Osmanit për kryetare të vendit. Sipas tij, Osmani edhe pse ka marrë numër të madh të votave nuk është figurë unifikuese për të parin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …