Në 22-vjetorin masakrës makabre ndaj familjes Berisha në Therandë nga forcat policore dhe ushtarake serbe është hapur edhe një muze në qendër të këtij qyteti. Në këtë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka vendosur kurora lulesh tek lapidari i martirëve. Ai ka bërë homazhe edhe te Kompleksi Memorial i Familjes Berisha dhe në varrezat e Dëshmorëve. Haradinaj në këtë ngjarje ka qenë i shoqëruar nga familjarët e të rënëve dhe nga kryetari i Therandës, Bali Muharremaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
