Brickos

Edi Rama i përgjigjet ambasadores, Juri Kim: Tom Doshi është ëngjëll para Saliut, para Ilir Metës e Monika Kryemadhit

Edi Rama i përgjigjet ambasadores, Juri Kim: Tom Doshi është ëngjëll para Saliut, para Ilir Metës e Monika Kryemadhit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila në një status e pyeste në mënyrë të drejtpërdrejtë se nga çfarë ka frikë që Edi Rama nuk distancohet nga Tom Doshi. Përgjigjen e ka dhënë Endri Fuga në një intervistë. Të njëjtin qëndrim kam edhe unë sepse Fuga del e flet për ne, nuk flet kot ka saktësuar Rama duke sqaruar se nuk jemi e as nuk do të jemi aleatë me Doshin.  Unë e kuptoj shumë mirë qëndrimin e amerikanëve  ndaj Tom Doshit dhe e kuptoj që nuk mund të mbajë të njëjtin qëndrim për Ilirin e Saliun e këta… sepse njëri është President, tjetri gruaja e Presidentit. Pastaj që ta dini ju, Tom Doshi është ëngjëll para Saliut, ëngjëll para Ilir Metës, ëngjëll para Monika Kryemadhit. Kaq kisha ka thënë kryeministri Edi Rama në përgjigje të ambasadores amerikane, Juri Kim e cila  duket se po mbështet opozitën e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …