Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, iu ka bashkuar thirrjeve për t’i mobilizuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka  bashkuar thirrjeve të javëve të fundit për t’i mobilizuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, të parin pas dy dekadash tensionesh etnike në këtë republikë. Nuk ju kërkohet të merrni pushkën, shyqyr Zotit, dhe të dilni në mal. Nuk ju kërkohet të merrni lopatën dhe të dilni në fushë,” u apeloi kryeministri Rama shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në prag të fillimit të regjistrimit të popullatës që do të bëhet në periudhën 1-21 prill, duke u bërë thirrje që një obligim të tillë ta kryejnë në formë elektronike. Uluni dhe kryeni betejën tuaj të vogël! Sipas, kryeministrit  Rama numri i shqiptarëve të regjistruar në Maqedoninë e Veriut, që shpesh është politizuar dhe si shënjestër ka pasur dekurajimin e popullatës shqiptare për ta tkurrur praninë e tyre kushtetuese dhe politike, do të jetë përcaktues për fuqinë që shqiptarët do ta kenë mbi vendimmarrjen dhe pjesëmarrjen në atë shtet.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma i jep dorën Kurtit, por jo pa kushte: Dimal Basha, pengesa që po ekspozon dobësinë e politikës kosovare

Në skenën e trazuar politike të Kosovës, ku interesat partiake shpesh mbizotërojnë mbi përgjegjësinë shtetërore, …