Zëvendëskryeministrja në Qeverinë Kurti, Emilija Rexhepi i ka deklaruar gazetës më të madhe boshnjake “Dnevni Avaz” se koha e krijimit të “Shqipërisë së Madhe” e “Serbisë së Madhe” ka kaluar. Ajo ka shtuar më tutje se të gjithë kombet e Ballkanit duhet ta kuptojnë se koha e nacionalizmit, dhe mbi të gjitha detyrimi shovinist i një kombi si superior, ishte i gabuar dhe nuk bëri asnjë të mirë ndaj kujtdo. Sigurisht, e kaluara e vështirë nuk mund të harrohet kurrë, por është detyrimi ynë prindëror dhe qytetar t’i rrisim fëmijët tanë në frymën e tolerancës, ka porositur zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi. Në vijim të intervistës, komunitetet tjera etnike i quan popuj të Kosovës. “Është nder dhe privilegj i madh të jesh zëvendëskryeministre, por edhe një përgjegjësi dhe detyrim i madh që kam marrë përsipër, ta bëj të dëgjuar, të barabartë zërin e të gjithë popujve ( ! ) në Kosovë, të respektuar siç thotë Kushtetuta”, ka theksuar zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi.
