Raportohet për dhjetëra protestues të vrarë në Mianmar

Situata në Mianmar ( Birmani ) vazhdon të mbetet tejet e rëndë dhe e tensionuar. Mediet lokale njoftojnë për dhjetëra protestues të vrarë të shtunën, kur ushtria shënoi Ditën e Forcave të Armatosura. Protestat për të shtunën janë thirrur nga aktivistët e shoqërisë civile ndërkohë që ushtria ka kërcënuar me përdorim të forcës ndaj protestës. Ambasada amerikane ka konfirmuar se ka pasur të shtëna, por dhe ka dënuar ushtrinë e Mianmarit për “vrasjen e civilëve të paarmatosur”. Sipas shifrave të fundit, që prej fillimit të protestave, në Mianmar – që njihet ndryshe edhe si Birmani – janë vrarë mbi 400 protestues.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të …