Milazim Krasniqi

Krasniqi: Është paturpësi të kërkosh nga LDK-ja votim për Vjosa Osmanin

Ish zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi ka thënë se është e paturp të kërkosh nga LDK-ja ta votojnë Vjosa Osmanin kryetare të Kosovës. Ai ka shkruar më tutje se një kërkesë e tillë është pafytyrësi dhe naivitet. “T’i kërkosh LDK-së ta votojë bianko personin që ka dalë nga partia dhe ia ka përgjysmuar votat, është ose naivitet, ose pafytyrësi. Personi për president votohet në bazë të marrëveshjes, e jo për dëmtimin e vetvetes. Çuditem ku e kanë mësuar këtë farë “politike.” Në fakt, e kanë mësuar nga hipokrizia e vetë LDK-së, e cila kujtonte se duke e futur kokën në zall e mandej duke u shndërruar në ORA, mbetet LDK”, ka shkruar mes tjerash profesori universitar, Milazim Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …