Vezir Hazir Kolshi (17.1.1970 - 1.4.1999)

Në 22-vjetorin e rënies së dëshmorit, Vezir Hazir Kolshi, më 1 prill 2021 shfaqet një film dokumentar

Në  22-vjetorin e rënies së dëshmorit të Kombit, Vezir Hazir Kolshi, më 1 prill të vitit 2021 duke filluar në orën, 12. 00, në ambientet e Bibliotekës së qytetit të komunës së Lypjanit do të shfaqet filmi dokumentar për dëshmorin e kombit, Vezir Kolshi nga fshati Baincë. Realizimin e dokumentarit e ndihmuan: “Grupi i grave” në Lypjan dhe Këshilli Organizativ i fshatit Baincë, financuar nga kryetari i komunës, Imri Ahmeti, i cili do ta ketë edhe fjalën me rastin e shfaqjes së filmit. Ju bëjmë me dije se me rastin e përurimit të filmit do të respektohen masat lidhur  pandeminë, thuhet në njoftimin e publikuar. Filmi dokumentar  për dëshmorin e kombit, Vezir Kolshi, është prodhim i Televizionit Dielli, i ndihmuar edhe nga Radio-Kosova e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …