Gjykata

Gjykata e Apelit përsëri shpall të pafajshëm Limajn dhe të tjerët

Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm deputetin, Fatmir Limaj dhe të tjerët për rastin ‘Kleçka’. Trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendor, ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Prokurorisë. Ky vendim për rishpalljen të pafajshëm të Limajt dhe nëntë të tjerëve, është marrë para dy muajsh, por ende nuk është publikuar. Në Gjykatën e Apelit nuk kanë folur për këtë me arsyetimin se ende nuk është publikuar aktgjykimi. Limaj dhe të tjerët janë shpallur dy herë të pafajshëm nga shkalla e parë. Rasti ‘Kleçka’ kishte shkuar në Apel pas kërkesës së ish-prokurorit anti-shqiptar, italianit Mauricio Salustro.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi: Më 12 shtator do të jem në Marshin për Liri, për drejtësi dhe për të vërtetën e UÇK-së

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fitim Selimi, ka ftuar qytetarët që më 12 shtator …