Me rastin e 17-vjetorit përkujtohet “Eksodi 1999”

Me rastin e 17-vjetorit përkujtohet “Eksodi 1999”

Data 16 prill e vitit 1999, shënon ditën kur para 17 vitesh forcat ushtarake e policore serbe, dëbuan në mënyrë masive nga trojet e tyre popullatën shqiptare të Kosovës në drejtim të Shqipërisë. Për të shënuar ditën e dëbimin masiv të shqiptarëve, ministri i Diasporës,  Valon Murati, së bashku me ministrin e FSK-së, Haki Demolli, deputetin e Lëvizjes për Bashkim në Kuvendin e Kosovës, Raif Qela, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kryetarët e komunave të Prishtinës, Mitrovicës e Ferizajit, kaluan kufirin shqiptaro – shqiptar në këmbë së bashku me qindra pjesëmarrës nga anembanë Kosova. Në kufi u pritën nga kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu. Ministri Murati, ka theksuar me këtë rast  se dëbimi i shqiptarëve të Kosovës para 17 viteve ishte një prej momenteve më të rënda në historinë tonë. “Në ato momente të rënda, qyteti i Kukësit në veçanti dhe i tërë shteti shqiptar në përgjithësi me një solidaritet të jashtëzakonshëm ishin në funksion të lehtësimit të kësaj gjendjeje, duke i hapur dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre. Kukësi dhe gjithë Republika e Shqipërisë ishin pjesë e përpjekjeve për liri të Kosovës në të gjitha format. Kosova e pavarur është projekt i të gjithë shqiptarëve kudo që ata jetojnë, jo vetëm i atyre të Kosovës”, ka deklaruar ministri Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …