22 vjet nga masakra e Rezallës në të cilën policia dhe ushtria serbe ka ekzekutuar mizorisht 98 shqiptarë

22 vjet nga masakra e Rezallës në të cilën policia dhe ushtria serbe ka ekzekutuar mizorisht 98 shqiptarë

Sot, më 5 prill 2021, është përvjetori i 22-të i masakrës së Rezallës së Skenderajt, në të cilin fshat policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 kishin i kishin zhdukur. Disa vite më pas një pjesë e trupave u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj. Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Kosova urgjentisht ka nevojë për institucione funksionale

Deputeti Fatmir Limaj ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm në drejtim të krijimit të …