Kryeministri Rama

Edi Rama: Shqipëria radhitet e para në Evropë për vaksina të administruara për frymë banori në 7 ditët e fundit

Kryeministri, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria radhitet e  para në Europë për vaksina të administruara për frymë banori në 7 ditët e fundit. Barometri global për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit e rendit Shqipërinë në vendin e parë, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Europian, të cilat e nisën më herët vaksinimin. “Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm”, u shpreh kryeministri Rama duke sjellë në vëmendje të dhënat e barometrit. Kështu, të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit i rendisin vendet sipas shpejtësisë me të cilin është kryer vaksinimi masiv gjatë javës së fundit. Nga grafiku duket qartë se Shqipëria ndodhet në krye, e më pas janë Serbia, Franca, Italia, Turqia, Gjermania, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe në fund Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …