Brickos

Qeveria

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për masat kundër përhapjes së virusit korona

Qeveria e Kosovës mori  vendim për masat e reja  kundër pandemisë sikur janë:  ndalim qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit përveç në rastet emergjente, ndalimi i aktiviteteve të gastronomisë përveç shërbimit “merr me veti” si dhe kalimi në formën online të mësimit për ciklin parauniversitar dhe universitar. Me këto masa ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre siç janë marketet ushqimore dhe farmacitë si dhe shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më 18 prill. Të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, nga data 12 prill deri me 18 prill, dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data 6 deri me datë 18 prill,  obligohen që të organizojnë online të gjitha aktivitetet mësimore. Institucionet parashkollore vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër virusit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …