Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, për ngacmimin seksual fajëson mënyrën se si vishen gratë gjysmëlakuriqe

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, për ngacmimin seksual fajëson mënyrën se si vishen gratë gjysmëlakuriqe

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, për ngacmimin seksual fajësoi mënyrën se si gratë vishen gratë. Rritja e shpejtë e numrit të rasteve të dhunimit seksual tregon, siç u shpreh Khani, pasojat në çdo shoqëri ku vulgariteti është në rritje, shkruan Daily Mail. Politikani 68-vjeçar i këshilloi gratë që të mbulohen për ta parandaluar joshjen seksuale të meshkujve. I tërë koncepti i mbulimit të duhur  të trupit, është që të shmanget joshja, por jo të gjitha femrat  kanë vetëkontroll për ta shmangur atë”, deklaroi presidenti i shtetit me mbi 208 milionë banorë. Pakistani është shtet me prirje të fuqishme morale konservatore, ku viktimat e dhunimit seksual shpesh shikohen me dyshime, ndërsa ankesat në organet e drejtësisë rrallë shqyrtohen seriozisht. Një pjesë e madhe e vendit jeton sipas “kodit të nderit”, ku gratë që e sjellin turpin në familje mund të jenë viktima të dhunës dhe vrasjes. Kjo përfillje tradicionale e moralit dhe e nderit, luftohet nga bota perëndimore dhe në këtë segment fajësohet bota myslimane si konservatore dhe e prapambetur.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …