Shpend Ahmeti: Shtetet më të mëdha të botës po i marrin vaksinat kineze, ndërsa Kosova po i refuzon

Shpend Ahmeti: Shtetet më të mëdha të botës po i marrin vaksinat kineze, ndërsa Kosova po i refuzon

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj refuzimit të qeverisë për të marrë vaksina kinez kundër Covid-19. Ai është shprehur se vetmja arsye pse shtetet po refuzojnë që të përdorin vaksinat kineze është se vetëm njëra prej tyre ka publikuar rezultatet e testimeve. “Nuk po them se duhet të blejmë vaksina kineze, por në situatë lypësi sikur jemi ne, vështirë është të zgjedhësh“, ka shkruar ndër tjera Ahmeti. Për dallim nga vaksina e Pfizer dhe Moderna, vaksinat kineze janë klasike pra përdorin virusin e vdekur për të shkaktuar reagim në imunitetin e trupit. Kështu funksionojnë vaksina që i njohim dhe i kemi marr deri sot si ajo e gripit.

Vaksinat Pfizer/Moderna bëjnë një ndryshim në disa qeliza të trupit duke shkaktuar thepat që e bëjmë trupin të mendojë që ka virus. Arsyetimi i qeverisë se nuk marrim vaksina kineze ishte se nuk është e aprovuar nga EMA – Agjencia Evropiane e Medikamenteve dhe te ne ligji e tjotë se nuk mund të importojmë të tilla. E para, 38 për qind e të vaksinuarve në Hungari (BE) kanë marr vaksina kineze ndërsa Republika Çeke veçse ka porositur sasi. Polonia do të jetë shteti i tretë. Se çka thotë Ligji e dimë por edhe se kjo qeveri ka fuqi me ndryshu ligje e dimë. Nuk i përmenda shtetet tjera si Meksiko e Turqia sepse tek ne nuk merren për bazë.

Nuk besoj se Turqia me një ndër sektorët më të fortë shëndetësor në botë do të rrezikonte stafin e vet mjekësor me 3 milion te vaksinuar punëtorë shëndetësor. E Hungaria, Çekia e Polonia edhe më pak. Amerika asnjëherë nuk ka thënë se askush nuk duhet ti blejë ato. Shqipëria ka marr donacion 1 milion vaksina të tilla nga Turqia. Ndoshta në fund edhe nuk do ti marrim por në kohën e 15 viktimave në ditë, refuzimi duhet të arsyetohet më mirë. Prishtina i ka humbur disa punëtorë të arsimit nga covidi. Ky nuk është shpjegim i duhur për familjet e tyre dhe punëtorët e tjerë arsimor.

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …