leoni

PDK

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të bojkotojë RTV-Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e atij mediumi

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të bojkotojë RTV-Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij. I ftuari për të folur kinse në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme ”, Lirak Çelaj nuk është dërguar nga partia në emisionin Debat + dhe ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij personale. Duke falënderuar të gjitha mediat dhe gazetarët për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, PDK mbetet e hapur dhe transparente në shërbim të komunikimit sa më të mirë. Të gjitha ftesat dhe koordinimi bëhen nëpërmjet organeve zyrtare të partisë dhe zyrës për media. Mbetet për t u parë se a do ta përfillë këtë qëndrim të partisë, deputeti, Xhavit Haliti, i cili për pikët të qejfit e kishte votuar, Glauk Konjufcën,  jashtë përcaktimit të partisë së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Sot mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit

Sot në ora 10.00 mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e …