Nën presionin e Rusisë, UNMIK-u do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë, edhe 10-vjet pas shpalljes së pavarësisë

Nesër në KS të OKB-së do të mbahet një seancë për Kosovën lidhur punën e UNMIK në gjashtë muajt e fundit

Nesër në Këshillin e  Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, do të mbahet një seancë për  në të cilën do të diskutohet Raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK nga shtatori 2020 deri në mars 2021 për Kosovën. Raporti i fundit i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres mbi punën e UNMIK-ut përfshinë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës më 14 shkurt dhe aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Hagë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në nëntor të vitit të kaluar si ngjarjet kryesore politike. Raporti thekson se këto ngjarje kanë ngadalësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me ndihmën e BE-së dhe thekson se paqja e qëndrueshme, stabiliteti dhe zhvillimi socio-ekonomik në Kosovë dhe rajon varen nga progresi i qëndrueshëm në dialog që synon normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …