Latifi

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i ka drejtuar dy kërkesa Qeverisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, dëmshpërblimin për bujqit e dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve. “Të nderuar fermerë të komunës sonë. Më lejoni t’ju njoftoj se në bazë të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19, si dhe dëmeve që ka pësuar bujku rahovecas edhe nga vërshimet dhe përmbytjet, dje ju kam drejtuar me dy shkresa konkrete Qeverisë së Kosovës dhe kam kërkuar: Dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe rritjen e vlerës së subvencioneve për vreshtarët, perimtarët, blegtorët…për të gjithë bujqit dhe fermerët”, ka njoftuar Latifi. Ai ka thënë se përkrahja që vjen qoftë nga qeveria apo donatorët, ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve të Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Hajredin Kuçit: Gati për gjykim në fillim të vitit 2026

Mbrojtja e Hajredin Kuçit ka bërë të ditur se është e gatshme për gjykim në …