Më rastin 40-vjetorit të "Pranverës Shqiptare 81", Posta e Kosovës ndan mirënjohje për familjen e dëshmorëve, Nebih dhe Tahir Meha

Më rastin 40-vjetorit të “Pranverës Shqiptare 81”, Posta e Kosovës ndan mirënjohje për familjen e dëshmorëve, Nebih dhe Tahir Meha

Nga Posta e Kosovës më rastin 40-vjetorit të “Pranverës Shqiptare 81” ndan mirënjohje në shenjë respekti për familjen e dëshmorëve, Nebih dhe Tahir Meha, për pushkët lajmëtare të lirisë. Kujtojmë së qëndresa heroike e Tahir dhe Nebih Mehës, në Prekaz, më 13 maj të vitit 1981, shënoi fillet e rezistencës aktive, me armë në dorë kundër pushtimit jugosllav të trojeve tona. Dy muaj pas larjes me gjak nga policia serbe të demonstratave dhe protestave të popullatës liridashëse të Kosovës, që u zhvilluan në Prishtinë dhe në qytetet e tjera të vendit. Tahir Meha dhe babai i tij, Nebihu nuk kishin pranuar t’i dorëzonin armët. Ata ishin kundërpërgjigjur zjarrit të forcave policore, edhe pse ishin rrethuar me tanke e autoblinda të shumta dhe nuk janë dorëzuar deri në rënien heroike.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, po përjeton një moment të vështirë, duke e …