Serbët e kalojnë kufirin pa pengesa, Kosova e Shqipëria me kontrolle të dyfishta

Serbët e kalojnë kufirin pa pengesa, Kosova e Shqipëria me kontrolle të dyfishta

U deshën vetëm disa ditë për t’u kuptuar falsiteti i vendimit të ministres për Dialog, Edita Tahiri se do të ndalohej hyrja dhe dalja në Republikën e Kosovës për të gjithë personat që bartin letërnjoftime të lëshuara nga strukturat ilegale. Kreu i komunës paralele të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, citohet të ketë thënë për mediet serbe se në vendkalimin kufitar të Jarinjes, Policia nuk e ndryshuar regjimin për askënd, që do të thotë se serbët vazhdojnë të kalojnë kufirin me letërnjoftime të lëshuara nga strukturat paralele. Ndryshe nga pikëkalimet kufitare me Serbinë ku janë hequr thuajse të gjitha kufizimet, duke krijuar lehtësi lëvizje, në anën tjetër, në kufirin shqiptaro-shqiptar janë shtuar si asnjëherë më parë kontrollet kufitare. Burime të Radios Kosova e Lirë bëjnë me dije se zbatimi i kontrolleve të dyfishta, si pasojë e kërkesave të Komisionit Evropian, ka krijuar kolona të gjata pritje. Kjo është vërejtur sidomos dje, ku në pikëkalimin kufitar të Vermices, u krijuan radhë të gjata të veturave si pasojë e burokracisë së autoriteteve kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …