Administrata Tatimore e Kosovës

Agjencia Tatimore e Kosovës inkason 36.2% më shumë borxhe tatimore se në tremujorin e parë të vitit 2021

Agjencia Tatimore e Kosovës ka inkasuar 36.2% më shumë borxhe tatimore se në tremujorin e parë të vitit të kaluar. Kështu ka bërë të ditur vet ATK-ja përmes një komunikate, gjersa ka treguar se performanca e saj në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore për tremujorin e parë të këtij viti është në nivel të kënaqshëm, pasi që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 inkasimi është më i madh për 36.2 % apo 6.3 milion euro, ndërsa totali i borxhit të inkasuar për janar-mars 2021 është 23.8 milion euro. “Mbledhja e Detyrueshme në të njëjtën kohë ka zbatuar të gjitha procedurat, të cilat parasheh Legjislacioni Tatimor në fuqi, ku sipas procedurave të konfiskimit gjatë këtij tremujori janë kryer konfiskime tek disa subjekte biznesore, si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerë prej 127 mije euro”, thuhet në kumtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …