Ursula Von Der Leyen: Bashkimi Evropian do t'i sjell në Kosovë 95 mijë doza të vaksinave kundër Covid-19

Ursula Von Der Leyen: Bashkimi Evropian do t’i sjell në Kosovë 95 mijë doza të vaksinave kundër Covid-19

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar se BE do të ndajë për Kosovën 95 mijë doza të vaksinave. Von Der Leyen ka shkruar në gjuhën shqipe dhe ka treguar se ia ka konfirmuar kryeministrit, Albin Kurti se këto vaksina do të arrijnë nga muaji maj e deri në fund të muajit gusht, transmeton arbresh.info “Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: 1.31 miliardë euro investime në qarkun Shkodër gjatë dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkodër se qeveria ka investuar 1.31 miliardë euro në …