Vazhdon mbjellja e luleve në qytetin e Ferizajt

Në kuadër të muajit të mjedisit, edhe këtë të hënë ka vazhduar mbjellja e luleve në qytetin e Ferizajt.

Aksioni për mbjelljen e luleve filloi nga sheshi “Adem Jashari”, pran bustit të dëshmorit “Rexhep Bislimi”, për të vazhduar më pas në të gjitha pjesët e gjelbërta të qytetit të Ferizajt.

Sipas ushtruesit të detyrës së Drejtorisë së shërbimeve publike në Ferizaj, Ismet Vranovcit, aksioni për mbjelljen e luleve do të vazhdojë tek parku i qytetit, tek biblioteka “Sadik Tafarshku” për të vazhduar me tej edhe nëpër pjesë të ndryshme të qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti përcjell nga afër situatën në terren pas reshjeve të dendura

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po përcjell nga afër situatën në terren pas …