Brickos

Kryetari Bashota dhe Ministri Agani nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi

Falë bashkëpunimit të mirë në mes organeve lokale dhe atyre qendrore, në Komunën e Klinës do të realizohet edhe një projekt i rëndësishëm që ka të bëjë me rregullimin e shtratit të lumit që kalon nëpër qytetin e Klinës. Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota dhe ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dr. Ferid Agani, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “ Rehabilitimi i shtratit të lumit “Klina” në Klinë. Komuna e Klinës vazhdon në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenie të qytetarëve. Para disa vite është realizuar projekti për rregullimin e shtratit të lumit “Klina”, bashkë me parkun, dhe ajo pjesë është bërë si vend pushimore për banorët e qytetit. Me rregullimin e shtratit është ulur dukshëm edhe rreziku i daljes nga shtrati të lumit “Klina” ndërkohë që Komuna e Klinës në të ardhmen planifikon edhe rregullimin e shtratit edhe të lumit “Drini i Bardhë”.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …