Vazhdon mbjellja e luleve në qytetin e Ferizajt

Në kuadër të muajit të mjedisit, edhe këtë të hënë ka vazhduar mbjellja e luleve në qytetin e Ferizajt.

Aksioni për mbjelljen e luleve filloi nga sheshi “Adem Jashari”, pran bustit të dëshmorit “Rexhep Bislimi”, për të vazhduar më pas në të gjitha pjesët e gjelbërta të qytetit të Ferizajt.

Sipas ushtruesit të detyrës së Drejtorisë së shërbimeve publike në Ferizaj, Ismet Vranovcit, aksioni për mbjelljen e luleve do të vazhdojë tek parku i qytetit, tek biblioteka “Sadik Tafarshku” për të vazhduar me tej edhe nëpër pjesë të ndryshme të qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për orarin e Dëgjimeve Buxhetore me qytetarët nga komuna e Malishevës

Njoftohen qytetarët e Komunës së Malishevës dhe kryetarët e fshatrave se sot, e hënë (20.07.2026) …