Soreca: Ambasadat e BE-së kanë vendosur 50 ekipe në terren për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka njoftuar se BE-ja është duke i kushtuar vpmendje të madhe zgjedhjeve në Shqipëri. Ai ka shkruar se ambasadat e Bashkimit Evropian kanë vendosur 50 ekipe në terren për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri. “Dita e zgjedhjeve shqiptare! Qytetarët shqiptarë po votojnë sot për Parlamentin e ri. Delegacioni, Shtetet Anëtare të BE dhe Zvicra, ambasadat kanë vendosur 50 ekipe në terren për të ndjekur procesin e votimit dhe numërimit nga afër. BE është krah të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …