Në Therandë përurohet libri me poezi “Buzëqeshja nisë me ta” e autores, Aferdita Bytyqi-Buqaj

Të martën, më 27 Prill, në Therandë përurohet libri me poezi “Buzëqeshja nisë me ta” e autores, Aferdita Bytyqi-Buqaj. Libri përmban tri cikle poezish të cilat kryesisht janë shkruar gjatë viteve të lufttës çlirimtare. Autorja, Afërdita Bytyqi-Buqaj, nëpërmjet poezite të saj kushtuar heroizmit të ushtarëve të lirisë në veçanti, ia del të krijoj një tablo të përgjithshme të luftës heroike për liri e pavarësi të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në librin “Buzëqeshja nisë me ta” autorja Afërdita Bytyqi-Buqaj ju kushton poezi edhe martirëve e personaliteteve të ndryshme të kombit. Përurimi i librit “Buzëqeshja nisë me ta” bëhet në shtëpinë e “Fellbahut” duke filluar në ora 16.00.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Mavraj: Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Demush Kamer Mavraj, organizohet turnir në futboll të vogël

Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Demush Kamer Mavraj më datën …