Në shumë vende të Kosovës, në vend-betejat e luftës së UÇK-së, sot me manifestime përkujtimore e tematike janë përkujtuar dëshmorët e martirët, të cilët kanë rënë 17-vjet më parë, duke luftuar kundër forcave serbe, të cilat asokohe kishin ndërmarrë ofensivën në shkallë të gjerë për ta mposhtur UÇK-në dhe për ta detyruar popullatën civile, shqiptare të largohet nga Kosova. Sot janë përkujtuar dëshmorët e Marecit, dëshmorët e Prishtinës dhe fshatrave të kësaj komune, dëshmorët e Gradinës në Rrafshnaltën e Drenicës, pastaj të masakruarit në Drenicë, Llap e Dukagjin, dëshmorët e rënë në Koshare dhe në vend-luftimet të tjera në frontet e luftës së UÇK-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
