Jorn Rohde

Jorn Rohde: E ashtuquajtura “non paper” gjermano-franceze e publikuar nga “Koha Ditore” është lajm i rremë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas publikimit të një dokumenti “non-paper” dje në media.  Rohde ka thënë se ky është një lajm i rremë  dhe se i njëjti dokument nuk është gjermano-francez. Përmes një postimi, ambasadori Rohde ka thënë se e përkrahin dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajçak. E ashtuquajtura “non paper” gjermano-franceze e publikuar nga Koha Ditore është lajm i rremë. Mund të ketë dokument, por sigurisht që nuk është gjermano-franceze. Ne e përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajçak, siç e theksoi përsëri ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, gjatë qëndrimit për një vizitë në Prishtinë, ka shkruar ambasadori, Rohde.

 

Kontrolloni gjithashtu

Haki Abazi akuzon Kurtin për dështime në energji dhe lidhje me biznesmenë të dyshimtë

Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër në qeverinë Kurti dhe ish-deputet i Vetëvendosjes, tash pjesë e AAK-së, ka …