leoni

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Anëtarët e Komisionit për Buxhet e miratojnë raportin e shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2020

Raporti i shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2020 është votuar me shumicë votash nga të gjithë anëtarët e Komisionit për Buxhet. Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi ka prezantuar para Komisionit shpenzimet e Kuvendit. Krasniqi ka thënë se në total buxheti i Kuvendit të Kosovës ka qenë 8 milionë e 651 mijë euro, por që si shkak i pandemisë nuk ka mund të shpenzohet i tëri. Krasniqi tha se kanë bërë kërkesë që buxheti i mbetur të bartet në buxhetin e këtij viti. “Në miratimin e parë të buxhetit të Kosovës, buxheti i Kuvendit ka qenë 10 milionë euro por si shkak i shkurtimeve buxhetore në fund kanë mbetur rreth 8 milionë euro si shkak i pandemisë nuk kemi mundur ta shpenzojmë të tërin si në rastin e shpenzimeve kapitale”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …