Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku i ka thënë Albin Kurtit që të bësh viktimën kur nuk je i tillë, është dobësi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurtit, rreth dokumenteve për procesin e dialogut që sipas Kurtit nuk ka gjetur asnjë dokument në Prishtinë dhe është informuar gjatë vizitës në Bruksel, Abdixhiku i ka thënë Kurtit që të bësh viktimën kur nuk je i tillë është dobësi. Dokumentet e dialogut të janë dhënë ditën e pranimit të detyrës. Është ajo dosja e kaltër që pason me dorështrëngim nga paraardhësi yt. Aty i ke 29 faqe raport. I ke edhe dokumentet e dakorduara në secilin takim. E ke pozicionin politik të Kosovës, e analizën e ekspertëve – të njëjtëve që i ke angazhuar tani për konsultim. Nëse s’i mbanë mend, ke mundur të pyesësh. Nëse i ke humbur, ke mundur t’i kërkosh sërish”, ka sqarua dhe ka nënvizuar,  Lumir Abdixhiku.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …