Sot u mbajt seanca gjyqësore kundër ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu e të tjerëve, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës

Sot u mbajt seanca gjyqësore kundër ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu e të tjerëve, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës

Sot u mbajt sërish seanca gjyqësore kundër ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu dhe të tjerëve, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Seanca që ishte paraparë të mbahej më 6 prill kishte dështuar në mungesë të njërit nga të pandehurit. Para disa ditësh Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda kishte njoftuar se Liburn Aliu, tash ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kishte qenë në dijeni për ngritjen e aktakuzës për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ndërkaq, ministri Liburn Aliu, kishte mohuar se ndaj tij ekziston një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ka qenë drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës. Në lidhje me dorëheqjen nëse konfirmohet aktakuza ndaj tij, Aliu ka thënë se nuk ndihet aspak fajtor, madje ai ka thënë se ‘ndihem që kam bërë një punë të mirë’, duke lënë të kuptohet se nuk do të japë dorëheqje.

Kontrolloni gjithashtu

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Miroslav Lajçak, shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, për çështjen e dinarit

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka shprehur optimizmin e tij për arritjen e një …