Në Shkup vazhdojnë edhe sot protestat anti-qeveritare

Vazhdojnë protestat në Shkup

Në Shkup po vazhdojnë protestat e opozitës, të përkrahura edhe nga shoqëria civile. Protestuesit po marshojnë nga Prokuroria Publike, duke vijuar më pas drejt ndërtesës së Kuvendit të Maqedonisë. Ata po brohorasin parulla ‘Nuk mund të amnistohen kriminelët’, ‘Dorëheqje Ivanovit’, ‘Non Pasaran’ e të tjera si këto. Një numër protestuesish në mënyrë simbolike kanë hedhur vezë dhe ngjyrë në Portën Triumfale në Shkup. Në mesin e protestuesve vërehen edhe qytetarë shqiptarë, të cilët valëvisin flamuj kuqezi. Këto protesta janë kulmim i pakënaqësisë së përgjithshme në Maqedoni ndaj vendimit skandaloz të kryetarit të shtetit, Gjorgje Ivanov, i cili ka dhënë amnisti për 50 zyrtarë të lartë të përfshirë në afera korruptive, shumë prej të cilëve janë edhe militantë të partisë në pushtet, VMRO-DPMNE.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …