Të premten në Shkup protestohet kundër proceseve të montuara

Të premtën në Shkup ortestohet kundër proceseve të montuara gjyqësore

Qytetarë të shumtë, shoqata të ndryshme e organizime nga diaspora kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në protestën që do të mbahet të premten në Shkup, me moton ‘Ndal’ kundër diskriminimit dhe padrejtësive ndaj shqiptarëve nga pushteti i deritanishëm. Proceset e montuara politike të njohura si ‘Sopoti’, ‘Radusha’, ‘Brodeci’, ‘Monstra’, ‘Kumanova’, janë disa nga rastet më flagrante që tregojnë se drejtësia në Maqedoni, jo vetëm që është e politizuar rëndë, por edhe vepron në baza etnike. Sipas organizatorëve të protestës, marshi do të fillojë të premten në ora 14:00 nga Bitpazari deri pranë ndërtesës së Kuvendit të Maqedonisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Deri më tani në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se deri më tani në Kosovë …