Betim Gjoshi

Betim Gjoshi: Donika Schwarz, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e përbëjnë treshen anti-Kosovë dhe anti-UÇK

Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Donika Schwarz, mjerisht nga pozita e ministres së Jashtme, po e prezanton Gjykatën Speciale si një krijesë shqiptare. Kështu u shpreh ai në Facebook, gjersa shtoi se në këtë mënyrë, shefja e diplomacisë kosovare po e shfajëson Serbinë kriminale që gjatë këtyre 20 viteve ka fabrikuar dëshmi me qëllimin e vetëm për të dënuar përpjekjen dhe luftën e drejtë për liri të shqiptarëve të Kosovës. “Donika Shwarz ka mbështetjen e fuqishme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në betejën e saj për të shfajësuar Serbinë. Shfajësimi i Serbisë për gjenocidin e kryer kundër shqiptarëve, do të kishte përmasa katastrofale për shtetin e Kosovës dhe në përgjithësi për çështjen kombëtare. Në luftën e saj kundër shtetit të Kosovës, Donika Schwarz e ka mbështetjen e fuqishme të Albin Kurtit dhe Vjosa Raif Osmanit. Këta përbëjnë treshen anti-Kosovë dhe anti-UÇK”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …