Natyra Kuçi: Aktivistët e PSD- së gjatë një aksioni u sulmuam me gaz lotësjellës nga policia, disa prej tyre edhe i arrestuan

Natyra Kuçi: Aktivistët e PSD- së gjatë një aksioni u sulmuam me gaz lotësjellës nga policia, disa prej tyre edhe i arrestuan

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aktivitet në oborrin e objektit të Qeverisë. Zyrtarë të kësaj partie kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të objektit të Qeverisë si dhe kanë vendosur mbishkrime “Gjakderdhje financiare”. Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi ka konfirmuar për Express se të arrestuar janë: Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Qëndrim Sahiti dhe disa të tjerë. “Policia e Kosovës së bashku me Njësitin Special kanë sulmuar aktivistët e PSD-së, ku mbetën të arrestuar: Nol Nushi, Frasher Krasniqi, Zgjim Hyseni, Qendrim Sahiti dhe të tjerë. U sulmuam me gaz lotësjellës të gjithë që ishim aty”, ka thënë zëdhënësja e PSD-së Natyra Kuçi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …