Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e komisionit hetimor për shkeljet antiligjore të kryetarit, Ilir Meta

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dje ngritjen e komisionit hetimor për shkeljet antiligjore të  kryetarit Ilir Meta pas kërkesës së 49 deputetëve që kërkojnë shkarkimin e kreut të shtetit. Ky projektvendim i propozuar nga Komisioni i Ligjeve mori 97 vota pro, 6 kundër dhe një abstenim.   9 deputetë do të përbëjnë komisionin që do të hetojë Metën për shkeljet që pretendohet se janë kryer para dhe gjatë fushatës elektorale. Kryetar do të jetë deputeti socialist Alket Hyseni, ndërsa zëvendëskryetar Myslim Murrizi i opozitës. Deputetja socialiste Klotilda Bushka do të jetë sekretare e komisionit hetimor. Ndërkohë do të jenë edhe 6 anëtarë të tjerë të cilët janë deputetët Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka dhe Arlind Çaçani. Këta deputetë që do të hetojnë presidentin dhe në fund do të miratojnë një raport nëse ekzistojnë shkaqe për shkarkimin e Metës. Objekti i punës së këtij komisioni  është hetimi dhe verifikimi nëse aktet e kryera dhe deklaratat e dhëna nga Presidenti i Republikës gjatë periudhës përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, si dhe në ditën e heshtjes zgjedhore 2021 përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …