Blerim Latifi

Latifi: Nëse Gërvalla do t’i mbijetonte atentatit të UDB-së, do të ishte ndër figurat kryesore të LPK-së dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Profesori i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi ka shkruar se bindjet e atdhetarit Jusuf Gërvalla dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk përputhen në asnjë aspekt. Ai ka shkruar se kush e njeh veprimtarinë politike të Jusuf Gërvallës dhe kush i ka lexuar tekstet e tij politike, e kupton menjëherë se ai ideologjikisht ishte një enverist i bindur.Letrat që ia dërgonte  Enver Hoxhës e dëshmojnë katërcipërisht këtë. Nëse Jusuf Gërvalla do t’i mbijetonte atentatit të UDB-së, ai do të ishte, në mos kryetar, gjithqysh njëra ndër figurat kryesore të LPK-së dhe më pas edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Besimet politike të Jusuf Gërvallës dhe ato të LDK-së nuk përputhen në asnjë pikëpamje, për të mos thënë se e përjashtojnë njëra-tjetrën”, ka shkruar profesori i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Nga retorika kundër “Të Parit” te ngulmimi për pozitën: Albin Kurti dhe qasja e tanishme ndaj kryeparlamentares

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka refuzuar për disa javë me radhë të ndryshojë emrin …