Ushtruesi i detyrës i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Ditën e Evropës ka akuzuar Vetëvendosjen për çështjen e liberalizimit të vizave.”Dita e Evropës, e gjen Kosovën pa liberalizim të vizave, pa status të kandidatit dhe, fatkeqësisht, pa rrugë të qartë për të ardhmen evropiane. Qeveria e sotme, opozita e dikurshme, ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ka dëmtuar shumë herë progresin e arritur. Po ashtu, edhe vetë BE-ja është vonuar në përmbushjen e premtimeve dhe obligimeve karshi qytetarëve të Kosovës, posaçërisht në liberalizimin e vizave”, ka shkruar ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
