Kryeministri, Albin Kurti e kujton Betejën e Çabratit në të cilën ranë 22 dëshmorë të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kujton Betejën e Çabratit në të cilën ranë 22 dëshmorë të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar Betejën e Çabratit ku ranë 22 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kurti shkruan se 22 vjet më pas, dëshmorët i kujtojnë me ndjenjën e dhimbjes, pikëllimit e krenarisë por edhe të obligimit për popullin që ata e deshën aq shumë. “Përgjatë tre ditëve sa zgjatën luftimet në Betejën e Çabratit ranë 22 dëshmorë të UÇK-së, kurse nga data 7 deri më 11 maj 1999 u vranë 107 civilë nga forcat serbe. Në komunën e Gjakovës në luftën e fundit janë vrarë gjithsej 1022 civilë të paarmatosur gjersa janë 361 dëshmorë të UÇK-së nga luftimet e drejtpërdrejta edhe brenda në qytet. 22 vjet më pas i kujtojmë me ndjenjën e dhimbjes, pikëllimit e krenarisë por edhe të obligimit për vendin e popullin tonë që ata e deshën aq shumë”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …