BIK: Për shkak të gjendje pandemike, nuk do të ketë manifestim tradicional me rastin e Fiter Bajramit

BIK: Për shkak të gjendjes pandemike, nuk do të ketë manifestim tradicional me rastin e Bajramit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinionin për manifestimin e festës së Bajramit të Madh. Sipas njoftimit, kryesia e BIK-ut ka bërë të ditur se për shkak të gjendjes me pandeminë, në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional. “Për shkak të gjendjes pandemike në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional, madje edhe namazi i sabahut do të falet nëpër shtëpi, e në xhamia do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit. Falja e namazit t ë Fitër – Bajramit do të bëhët në orën 05:53 ndërsa. Xhamitë do të hapen vetëm 15 min para faljes së namazit të Bajramit. Kërkohet nga besimtarët që gjatë faljes së namazit të Fitër Bajramit të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat anticovid”, thuhet në njoftim. Sipas njoftimit, në ditën e festës në xhaminë e madhe në Prishtinë do të ketë edhe një fjalim të shkurtër nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …