Bekim Haxhiu e akuzon përsëri ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për keq menaxhim të pandemisë

Bekim Haxhiu: Derisa Qeveria ka refuzuar vaksinat që janë ofruar nga Shqipëria, qytetarët tanë po shkojnë në Serbi për t’u vaksinuar

Anëtari i Komisionit Parlamentar  për Shëndetësi, nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se derisa Qeveria e Kosovës ka refuzuar vaksinat që janë ofruar nga Shqipëria, qytetarë nga Komuna e Gjilanit, Prishtinës e nga pjesa veriore, po shkojnë në Serbi për t’u vaksinuar. Ai ka deklaruar se pasi qeveria ka dështuar në sigurimin e vaksinës, qytetarët po marrin rrugën drejt shtetit serb. Duke e parë këtë situatë qytetarët po gjejnë rrugë alternative. Ndërsa, kjo ka filluar të shndërrohet edhe në biznes, por qeveria po bënë sehir, ka sqaruar Bekim Haxhiu. Ai tha se situata me pandeminë është shqetësuese, por  megjithatë po  mungojnë raportimet nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë dhe mund të ketë tensione të reja

Komandanti i forcës paqeruajtëse KFOR, Ozkan Ulutas, deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë mbetet …