Albin Kurti: Kosova nuk ka çfarë të fsheh nga paslufta kemi qenë nën administrimin ndërkombëtarë

Kryeministri, Albin Kurti i uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Kurti përmes një postimi, ka thënë se në këtë muaj, në mesin e begative të festës së Bajramit “le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit”. “Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrit dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit. Mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim. Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …